📢 Të nderuar kolegë,
Në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi”, ju informojmë mbi detyrimin për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave
(DIVA) për vitin 2025
, si dhe mbi procedurën për
deklarimin e fëmijëve në ngarkim
për qëllime përfitimi të lehtësive tatimore.
- DIVA
-
Kush duhet ta plotësojë?
Punëmarrësit me të ardhura bruto mbi 1.2 milionë lekë në vit;
Ata me të ardhura të patatuara mbi 50.000 lekë;
Personat me dy punësime (si në raste të njëkohshme, ashtu edhe me ndërrim pune brenda muajit).
- Afati: Dorëzimi bëhet deri më 31 Mars 2026.
Individët që nuk plotësojnë kriteret ligjore për dorëzimin e DIVA-s mund ta plotësojnë deklaratën në mënyrë vullnetare për të përfituar nga lehtësitë tatimore, përfshirë deklarimin e fëmijëve në ngarkim.
📧 Për më shumë detaje, referojuni email-eve të dërguara në adresën tuaj të kompanisë.
Faleminderit për vëmendjen!
Selecta Digital Albania